Një foto e fushave e realizuar nga autobusi, deti dhe tokat, një re dhe një akullore. Janë fotot e vetme që Kaja Luczywo, 17 vjeçarja polake me sindromin Down, ka realizuar gjatë një ekskursioni me shkollën.
‘Prisja që Kaja të kthehej me qindra foto, tregon babai Sebastian Luczywo, por ajo u kthye me vetëm 5 foto. Unë ngela i habitur nga mënyra sesi vajza ime ju afruar fotografisë në 2011.
‘Duke treguar një histori nëpërmjet çdo fotoje është bërë objektivi im’. Për Sebastian, Kaja ka qenë një inspirim dhe një model për tu ndjekur. Unë si kam mësuar kurrë Kaja-s si të bënte fotografi, tregon fotografi dhe kështu mendova si të bëja një duel me të.
Për vajzën time ishte një aventurë zbavitëse, ndërsa për mua një perspektivë e re për të cilën kisha vërtetë nevojë’.
Babai dhe vajza kanë gjetur vendin që do fotografonin dhe pastaj çdo njëri prej tyre, me mënyrën e tij ka realizuar fotot. Një mësim për të dy dhe tani, po studjojnë projekte të tjera për të punuar së bashku.
(da.xha/BalkanWeb)
