Në letër, pas shortin, Vllaznia shihej si favorite absolute përballë letonezëve të Daugavplis, por në mënyrë befasuese, ekipi shkodran pësoi një humbje minimale 0-1 në “Elbasan Arena”. Më shumë se sa rezultati, ajo që shqetësoi ishte loja e shfaqur, me ekipin e Edi Martinit që ishte konfuz, mbi të gjitha në pasin final. Letonezët i ndëshkuan në të vetmin rast që krijuan, pikërisht këto detaje shqetësojnë jo pak ambientin në vigjilje të ndeshjes së kthimit, por Bekim Balaj thekson se ekipi e ka lënë pas atë humbje të hidhur. Kapiteni del garant se djemtë janë gati, kanë ardhur në Letoni me një objektiv të qartë, të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë dhe të kalojnë në turin e dytë të Conference League:

Në deklaratën e tij nga Letonia, përpara këtij takimi, Balaj zbuloi se Krymi dhe Estan Mala janë gati për këtë takim, ndërsa Jazxhi nuk arriti të rikuperohet në kohë për këtë takim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb