Ka ndodhur një tjetër mrekulli në këtë mbrëmje të Ligës së Kampioneve, me Mançester Junajtidin që është kualifikuar përballë Paris Sën Zhërmenit, ndonëse kishte humbur sfidën e parë në Mançester me rezultatin 2-0.
Në takimin e luajtur në “Parc de Princes”, Junajtidi ka gjetur një avantazh të shpejtë në miutën e 2-të pas golit të Romelo Lukakut, por francezët kanë barazuar 10 minuta më pas, duke rikthyer qetësinë te tifozët e tyre. Gjithsesi, një gabim i Xhanluixhi Bufon, bëri që Lukaku të shënonte golin e dytë dhe skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes me epërsinë e anglezëve.
Në pjesën e dytë, Parisi kërkon me ngulm që të shënojë golin e qetësisë, por pavarësisht epërsisë dhe rasteve, nuk do të arrijë. Emocionet më të mëdha do të vijnë në minutën e 90-të, kur një prekje me dorë në zonë e Kimpembes, do të jepet penallti vetëm pasi Skomina u konsultua me VAR-in.
Nga pika e bardhë do të ekzekutojë saktë Rashford, që i jep një kualifikim të jashtëzakonshëm “djajve të kuq”, një kualifikim që do të mbahet mend gjatë.
(j.s/BalkanWeb)