Policia në Utah ka mbetur e befasuar kur gjeti duke drejtuar makinën një vajzë 9 vjeçe, ndërkohë, brenda saj ishte dhe e motra, 5 vite më e vogël.
BBC shkruan se motrat i thanë policëve se po shkonin në Kaliforni, pasi kishin dëshirë për të “notuar në oqean”.
Ata kanë drejtuar makinën në dy rrugë kryesore, e gjatë këtij segmenti rrugor, kanë goditur një makinë, e u përplasën me një kamion.
Të dyja vajzat i kishin vendosur rripat e sigurimit, e fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Departamenti i Policisë së Qytetit West Valley të Utah tha se vajzat u zgjuan rreth orës 3 të mëngjesit të mërkurën dhe morën makinën teksa prindërit po flinin në shtëpinë e tyre në West Jordan.
Officers got quite a surprise when they responded to an accident this morning & discovered the driver was a 9yo girl. The young girl & her 4yo sister apparently snagged the keys to the family car while their parents were sleeping & set out on their own summer adventure. #wvc pic.twitter.com/evHq3DiBRC
— WVC Police (@WVCPD) June 2, 2021
(BalkanWeb)
