Analisti Ben Andonitheksoi se kryeministri Edi Rama ka marrë goditje të fortë pasi numri 2 i Qeverisë, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK.
Ai shton se pas këtyre zhvillimeve Edi Rama duhet ta çonte Qeverinë e tij në votëbesim në Kuvend, ndërsa Balluku, theksoi Andoni duhet të kishte dhënë dorëheqje.
“Ju e dini që në këto momente Rama ka marrë goditje shumë të mëdha, të brendshme. Dhe po ta vini re Rama e ka shpërndarë vëmendjen në lajme të mira ndërkombëtare. Përshembull deklarimet e Marta Kos ishin shumë imponuese. Dhe Rama vëmendjen e ka zhvendosur nga problemet e brendshme tek ndikimet e jashtme të Shqipërisë dhe rruga e integrimit. Ju e dini që në fund të 2027 mendohet që të marrë rrugëtimin e vërtetë procesi i anëtarësimit në BE.
Thjesht sepse i duhet që të ketë oksigjen për të vazhduar rrugën e tij dhe për të parë konjukturat e tij. Paradoksi është që Rama e le të gjithë peshën tek një individ pra te Balluku dhe më pas tek standardi i PS. Dhe më e rëndësishmja, të gjitha goditjet që i bëhen Ramës, moralisht duhet të mbajë përgjegjësi sepse janë njerëzit e tij. Ministrat dhe ish-ministrat janë njerëz të tij.
Paradoksi është që ne duhet të mësohemi me gjuhën e drunjtë të Brukselit. Në po pengohemi që ne presim standarte demokratike nga vendi jonë. Me rastin e Ballukut , Rama duhet të kërkojë votëbesimin, ku në këtë rast është goditur numri dy i qeverisë së tij”, tha Andoni.
