Është rrëzuar kërkesa e opozitës për interpelancë urgjente me zëvendës ministren Belinda Balluku.

30 deputetë kanë votuar pro zhvillimit të debatit, ndërsa kundër u shprehën 50 ligjvënës.

Më herët, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se çështja është në hetim dhe se “ndërhyrja jonë bie ndesh me punën e drejtësisë”.

Interpelanca u kërkua nga deputeti demokrat Klevis Balliu i cili akuzon kryeministrin Edi Rama si arkitektin e aferës së tunelit të Llogarasë dhe Belinda Ballukun, shtoi ai, e përdori për të kryer procedurat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb