Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas debatit në Kuvend mbrëmjen e sotme, duke akuzuar Taulant Ballën për gjuhë vulgare ndaj deputetes demokrate dhe zv.kryetares së EPP Women, Albana Vokshi.
Këlliçi e cilësoi të papranueshme mënyrën e ofendimit ndaj Vokshit, ndërsa akuzoi Ballën për arrogancë dhe për lidhje me elementë kriminalë.
Sipas tij, Balla nuk do të përballet me masa në Kuvend, por “do të marrë atë që meriton nga qytetarët dhe nga drejtësia”.
Reagimi i plotë:
Ky është përfaqësuesi më i lartë i ‘rilindjes’ në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ja si i drejtohet ai znj. Vokshi, deputete e PD dhe zv. Kryetare e EPP Women!
Eshtë anomali e madhe vetë ekzistenca e tij në politikë, një produkt i servilizmit ekstrem ndaj Kryetarëve dhe me lidhje kriminale me bandat më të rrezikshme në vend, ku shkëlqen tutori i tij Suel Çela!
E prapë, Taulant Balla i jep të drejtën vetes të ofendojë në këtë menyrë një grua nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë.
Ne nuk presim që Peleshi ta përjashtojë sepse Balla shkon në gjurmët e Ramës.
Por ai do ta marrë atë që meriton shumë shpejt nga qytetarët dhe nga dosjet stivë në SPAK.
Ashtu si shefi i tij, edhe ky nuk guxon të dalë në rrugë e as të ketë kontakt me njerëzit.
Janë të urryer po aq sa gjesti e fyerja që bëri sonte.
