Ka përfunduar mbledhja e kreut të Kuvendit Niko Peleshi me krerët e grupeve parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se propozimi për krijimin e 11 komisioneve parlamentare, është i papranueshëm.

“Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave.Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë”, tha ai.

Bardhi ka shtuar se me shkrirjen e Komisionit Parlamentar për Integrimin, qeveria po tenton të përjashtojë opozitën nga procesi.

Gazment Bardhi: Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave.
Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë.
Shkrija e komisionit Europian, mekanizmin që kishte në dorë opozita zerohet pasi ky komision është bashkuar me komision e jashtëm.
Shkrirja vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb