Gjatë një vizite të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në qytetin e Borit, në një takim me qytetarë, ndodhi një skenë e rëndë.
Një banore lokale u detyrua nga Vuçiqi – përballë një sallë të mbushur dhe para fëmijës së saj të sëmurë – të zbulonte një sekret familjar: se ajo nuk ishte në fakt nëna biologjike e fëmijës.
Gruaja, e quajtur Gordana Kariq, kërkoi fjalën për të folur për problemet që ka me marrjen e ndihmës sociale për fëmijën e saj, i cili është i sëmurë, ka pasur disa operacione dhe vuan nga probleme me zemrën. Ajo tha se prej nëntë muajsh nuk ka marrë asnjë ndihmë nga sistemi.
Në vend që të përgjigjej direkt mbi ndihmën sociale, Vuçiq nisi të fliste për procedurat dhe kontrollet e qendrave sociale, duke sugjeruar se mund të ketë pengesa ligjore për pagesat, shkruajnë mediat.
Edhe pse gruaja kërkoi që të mos fliste për problemet e familjes në praninë e fëmijës, Vuçiq e inkurajoi të tregonte gjithçka “për ta zgjidhur problemin menjëherë”.
Nën presion, ajo shpërtheu në lot dhe tha para djalit se ajo është halla e tij, nëna e tij ka vdekur dhe se ajo e ka kujdesur fëmijën për 13 vjet, duke u përpjekur të bëhej prind i ligjshëm, por se vazhdimisht është refuzuar.
Žena govori da ne može priča pred detetom.
Monstrum insistira da mu se kaže u čemu je problem.
Žena pred detetom otkriva da mu ona nije majka nego da je staratelj i da mu je majka preminula.PAKAO pic.twitter.com/YN5taNB3iP
— Суки (@doktorzakrave) February 20, 2026
Pas kësaj, Vuçiç e përshkroi situatën në mënyrë dramatike, duke thënë se procedurat janë të ndërlikuara dhe se do të përpiqet të zgjidhë çështjen, duke i premtuar një përgjigje deri të mërkurën, dhe duke theksuar se ajo “në çdo rast është nënë për djalin, sepse ajo kujdeset për të”.
