Është e paprecedentë ajo që po ndodh në këto momente në protestën kombëtare kundër qeverisë.

Dy autobutë me ujë me presion kanë hedhur sasi të madhe uji me kimikate në drejtim të qytetarëve.

Kjo ka ndodhur, edhe pse nuk ka pasur asnjë rezistencë nga ana e protestuesve.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot sot, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Është hedhur edhe gazlotsjellës, teksa protestuesit janë larguar drejt Parkut Rinia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb