Të reja të rëndësishme vijnë nga Italia. Sipas asaj që shkruan gazetari Di Marzio, trajneri i Fiorentinës, Raffaele Palladino ka paraqitur dorëheqjen.

Klubi violë, i gjendur i papërgatitur për një kërkesë të tillë, po bën maksimumin që të bindë Palladinon që të qëndrojë.

Kujtojmë se Fiorentina aktivizoi një klauzolë për të zgjatur kontratën e Palladinos deri në vitin 2027 vetëm pak javë më parë.

Situata do të sqarohet në ditët në vijim, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb