Kupa e Botës ka përfunduar me Spanjën e kurorëzuar kampione në stadiumin MetLife në Neë Jersey me yllin e saj të dytë. 26 lojtarët e thirrur nga Luis de la Fuente për këtë Kupë Bote kanë lënë tashmë gjurmën e tyre në historinë e ekipit kombëtar.

Një nga aspektet më të spikatura të kampionëve ka qenë mbrojtja e tyre. Ata pësuan vetëm një gol gjatë gjithë turneut, dhe një pjesë e këtij suksesi i detyrohet dyshes së qendërmbrojtësve Laporte dhe Kubarsi.

Siç është zakon pas çdo gare, FIFA lejon publikun të votojë për formacionin më të mirë të Kupës së Botës, dhe këtu fillon zemërimi. As Kubarsi dhe as Laporte nuk shfaqen në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i Barcelonës, i zgjedhur si lojtari më i mirë i ri, mungon në këtë votim, i cili duket i paqëndrueshëm dhe i palogjikshëm. Ata që përfshihen janë Kukureja dhe Pedro Porro. Mbrojtësit e tjerë në listë janë: Lisandro Martinez, Nuno Mendesh, Van Dajk, Gabriel Magalhães, Kuti Romero dhe Upamekano.

Në portë, shfaqet Unai Simon, së bashku me Vozinja, Dibu Martínez, Pikford dhe Rum.

Në mesfushë dhe në krahë, përfshihen spanjollët Rodri dhe Lamine. Gjithashtu janë të pranishëm Bellingam, Olise, Vinicius, Enco Fernandez, Dembele, Modriç dhe Saibari.

Në sulm, është i pranishëm Ojarzabal, së bashku me Mbape, Kuinones, Kejn, Haland dhe Mesi.

Në Spanjë, është e çuditshme që as Laporte dhe as Kubarsi nuk shfaqen në këtë përzgjedhje. Mungesa të tjera të dukshme nga ekipi kombëtar përfshijnë Dani Olmo dhe Mikel Merino. FIFA ka lënë jashtë dyshen e qendërmbrojtësve në formë të mirë të këtij Kupe Bote.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb