Anis Mehmeti është objektivi kryesor i Panathinaikosit për verën e ardhshme, siç është raportuar këtë javë në Greqi. Një destinacion i papritur ky që doli në dritë vetëm së fundmi.

Mehmeti plotëson karakteristikat e mesfushorit sulmues, që trajneri Rafael Benitez preferon. Vetë 24-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit, megjithatë zërat janë që do rinovojë. Bristol Siti nuk do të mbetet pa gjë. Do të jetë e  vështirë megjithatë, që Mehmeti të qëndrojë edhe pas përfundimit të sezonit.

I lindur në Londër, është kthyer në idhull për tifozët e Bristolit. Në 21 ndeshje të Championship deri tani ia ka dalë të shënojë gjashtë gola dhe të asistojë gjashtë të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb