Kreu i PD-së, Sali Berisha, në vijim të komenteve të tij për Gjykatën Kushtetuese, e cila riktheu në detyrë Belinda Ballukun, tha se nuk qëndron teza se me ikjen e saj do të rrëzohej qeveria.

Ai tha nga Kryesia e PD-së se me një vendim kundër Ballukut, kjo e fundit do të hapte rrugën e ferrit për Ramën, duke e marrë me vete.

“Në 2011-ën, një ministër dha dorëheqje kur u përball me një video të montuar 28 herë. Po ashtu dhe Mediu dha dorëheqje. Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel kushtetutën dhe paralizon qeverinë, në fakt e vërteta është se ajo çelte derën e ferrit për Edi Ramën. Kështu që shpresa se do të luftohet korrupsioni nga drejtësia e re, kjo është e para ministre në detyrë që akuzohet për korrupsion. Asnjë s’ka qenë në detyrë, kjo po. Ai u thotë shqiptarëve, unë vjedh, dhe ministrat e mi vjedhin, por ata nuk mund të gjykohen. Dy ditë më parë u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, çka të bën të mendosh se Rama kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij. E vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Ramës. Dumani akuzoi Ahmetajn për djegësin e Tiranës, edhe pse ky e kishte refuzuar 4 herë dhe e kishte firmosur Rama.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb