Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sërish fjalën në Kuvend, në seancën parlamentare që vazhdon prej orës 10:00 të paradites.
Këtë herë ish-kryeministri ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës për dështimin e reformës në drejtësi. Sipas Berishës Rama është përpjekur gjithmonë të lajë duart duke fajësuar ndërkombëtarët.
“Në këtë sallë kam paralajmëruar me dhjetëra herë Edi Ramën për këtë katastrofë që do vijë. Është përjekur të lajë duart me cdo gjë duke fajësuar ndërkombëtarët. Por përgjegjësia totale për këtë reormë është e Edi Ramës dhe grupit që e mbështetit atë. Një kryeministër i cili pranon që vend i tij të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, pa shtet ligjor ai nuk është kryeministër, ai në çde variant është një përbindësh që do vetëm pushtetin.
Cilat janë pasojat e saj? Me dhjetëra gjykatës të rinj u përzunë nga drejtësia. U mbajt Sokol Sadushi që deklarontë dhuratën 20 mijë euro të gjyshes për fëmijët, u mbajt faqziu Dvoran. U përzu nje tjetër se nuk kishte deklaruar një gazoniere.
Shqipëria dhe qytetarët kanë humbur të drejtën për të pasur një process gjyqësor të rregullt. Shqipëria u bllokua me integrimin. Një jo e prerë për shkak të mungësës së gjykatave. Janë me mijëra dosje në prokurori që nuk ka kush t’i hapë më. Vetëm 24% e shqiptarëve flasin, po rasti i Delina Ficës si qëndron, e dini apo jo? Pasi u grumbulluan 35 mijë dosje, Delina Fico merr disa miliona nga taksapaguesit amerikanë. Është një aferë e madhe korruptive kjo. Dosjet tuaja në Gjykata i shqyrton ish-gruaja e Edi Ramës. Ju kujtoj që antimafia belge ka zbarkuar në Tiranë.”- tha ai.
(BalkanWeb)
