Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk kurseu as homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të cilin e ironizoi për syzet e diellit që kishte mbajtur ditët e fundit për shkak të një problemi shëndetësor.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?” tha Trump në Forumin e Davosit. “Ai po përpiqej të dukej i ashpër,” shtoi presidenti amerikan, duke iu referuar pamjes së Macron.
Më pas, Trump kaloi te çmimet e barnave, ku tregoi një episod me humor nga biseda me presidentin francez. “Është e vështirë të besohet, por më pëlqen shumë Emmanuel Macron,” pohoi ai, duke rrëfyer sesi e detyroi Macron të rrisë çmimet e barnave brenda vetëm tre minutash.
“I thashë Emmanuelit se duhet të rriste çmimet e barnave,” tha Trump, duke shtuar se Macron i ishte përgjigjur: “Jo, jo, Donald.”
Por sipas Trump, ai nuk u dorëzua: “Emmanuel, ti përfitove nga çmimet e ulëta të barnave amerikane. Po, do ta bësh.”
“Do t’i dyfishosh, trefishosh çmimet e barnave, ose unë do të vendos tarifa 25% ose 100% për verërat franceze. Më duheshin vetëm tre minuta për ta bindur,” përfundoi Trump, duke e përshkruar situatën me tipikun e tij ironik.
