Rajo Vajekano po përballet me një situatë të pazakontë në La Liga. Pas protestës nga Ivan Balliu me shokë për kushtet e punës, një tjetër problem u prishi punës. Federata shtyu sot ndeshjen e programuar me Real Oviedon në orën 14:00, ndërsa shkak janë bërë pikërisht kushtet e stadiumit pas situatës së rënduar nga shiu i vazhdueshëm.
Njoftimi i Federatës Spanjolle të Futbollit:
“Me qëllim sigurimin e integritetit fizik të lojtarëve , La Liga ka vendosur të pezullojë ndeshjen që korrespondon me javën e 23-të të La Liga, e cila do të luhej midis Rajo Vajekanos dhe Real Oviedos në stadiumin “Vallecas” këtë të shtunë, më 7 shkurt, në orën 14:00.
Vendimi merret pasi u përcaktua se, aktualisht, fusha e lojës nuk i plotëson garancitë e nevojshme për zhvillimin e ndeshjes në kushte të sigurta.
Duhet theksuar se Rajo Vajekano ka bërë përpjekje të konsiderueshme këtë javë , duke ndërmarrë një zëvendësim të plotë të barit të fushës , me qëllim që të sigurohet që ndeshja të mund të zhvillohet sipas planit. Megjithatë, kushtet e këqija të motit gjatë punimeve , si dhe parashikimi i shiut të vazhdueshëm në orët në vijim , e kanë penguar barin të arrijë gjendjen optimale të nevojshme.
Gjatë gjithë këtij procesi, La Liga ka monitoruar vazhdimisht punën e mirëmbajtjes dhe adaptimit të fushës së lojës , duke punuar në koordinim me klubin dhe duke monitoruar vazhdimisht evolucionin e kushteve të fushës.
Si klubi ashtu edhe La Liga kanë shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme për të luajtur ndeshjen deri në momentin e fundit . Megjithatë, gjendja e fushës dhe parashikimi i motit për sot, që parashikon shi të vazhdueshëm, e bëjnë të pamundur garantimin e sigurisë së lojtarëve, dhe për këtë arsye ndeshja është shtyrë”.
