Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Lezhë për shkak të përmbytjeve.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një grua e moshuar ka ndërruar jetë, por për shkak të motit të keq, familjarët nuk kanë mundur ta përcjellin në banesën e fundit ditën e djeshme, kjo pasi rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren është e bllokuar nga uji dhe nuk mund të kalohet me mjete të vogla.

Është dashur që trupi i të ndjerës të futet në një mjet bujqësor dhe më pas të kalohet në mes të rrugës në arkivol dhe makinën e funeralit për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb