Një rast i pazakontë kontrabande droge është zbuluar në Aeroportin e Cyrihut, në Zvicër, ku autoritetet gjetën më shumë se 1 kilogram kokainë të fshehur në karamele dhe produkte të tjera ushqimore.

Sipas mediave zvicerane, droga u zbulua gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, në bashkëpunim me Policinë Kantonale të Cyrihut.

Pasagjeri kishte udhëtuar nga São Paulo, Brazil, drejt Dublinit, me ndalesë në Aeroportin e Cyrihut. Gjatë kontrollit të bagazhit, autoritetet konstatuan se disa prej karameleve dhe produkteve ushqimore ishin mbushur me kokainë.

Droga u sekuestrua, ndërsa pasagjeri u ndalua nga autoritetet zvicerane për veprime të mëtejshme hetimore. Ngjarja është një prej rasteve të zbuluara gjatë kontrolleve të intensifikuara kundër trafikut të narkotikëve në aeroport.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb