Fabjan Përndreca ka humbur të drejtën e rikthimit te Dinamo, për shkak se i është ndërprerë kontrata. Arsyeja përse nuk po regjistrohet as te Bylisi në Kategorinë e Parë është disi e pazakontë.

Një lojtar ka të drejtë të regjistrohet në tre klube, por të aktivizohet vetëm në dy gjatë një sezoni. Duke qenë se Bylisi po kërkon ta shesë jashtë Shqipërisë ose të paktën ta huazojë, po kujdeset që të mos i djegë kot një mundësi regjistrimi.

Nëse Përndrecaj regjistrohet te Bylisi, atëherë një tjetër transferim do i mbyllte sezonin tek ai klub. Situata është disi delikate, për shkak të aktivizimit me Dinamon në Europë që dogji një mundësi aktivizimi dhe një regjistrimi.

Përndreca nuk mund të regjistrohet sërish për ekipin e Ilir Dajës, të paktën deri në janar. Disa prej vendeve që akoma nuk e kanë mbyllur akoma merkaton janë Greqia, Izreali dhe Serbia. Kujtojmë se Dinamo ndërkohë u përforcua me dy mbrojtës së fundmi. Pikërisht Saliu Sembene dhe Andi Hadroj.

Opsione për Përndrecën:

Greqi: Merkato mbyllet më 15 shtator

Izrael: Merkato mbyllet me 16 shtator

Serbi: Merkato mbyllet me 18 shtator

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb