Aktivisti Arben Kola i është rikthyer thirrjeve drejtuar Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë fjalës së tij në protestën qytetare, ku ka komentuar edhe prangosjen e të shumëkërkuarit Ergys Agasi.
Gjatë fjalës së tij përpara turmës së grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, Kola e cilësoi aksionin e sotëm të organeve të ligjit si një hap pozitiv, por nënvizoi se drejtësia duhet të shkojë te përgjegjësit kryesorë të pushtetit.
“E përshëndesim arrestimin e sotëm të Ergys Agasit, por presim më shumë! Presim shumë nga SPAK-u javën e parë të shtatorit,” deklaroi Kola gjatë fjalës së tij.
Aktivisti rikonfirmoi afatin dhe kërkesën e tij drejtuar prokurorëve të posaçëm për të goditur majën e hierarkisë politike në vend.
“Javën e parë të shtatorit t’i kërcasin prangat Ballukut dhe Ramës!”, përfundoi Kola prerazi mes brohoritjeve të protestuesve.
