Katari thotë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Ja deklarata e plotë e Majed al-Ansari, zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, pas sulmit iranian kundër Bazës Ajrore Al Udeir:

“Shteti i Katarit dënon fuqimisht sulmin që shënjestroi Bazën Ajrore Al-Udeid nga Garda Revolucionare Iraniane. Ne e konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të sovranitetit të Shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.”

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Ne sigurojmë se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi me sukses sulmin dhe i interceptoi raketat iraniane. Një deklaratë e detajuar lidhur me rrethanat e sulmit do të lëshohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes.”

“Ne gjithashtu theksojmë se vazhdimi i veprimeve të tilla ushtarake që përshkallëzojnë tensionet do të minojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke e futur atë në situata që mund të kenë pasoja katastrofike për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Ne bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha veprimeve ushtarake dhe për një kthim serioz në tryezën e negociatave dhe dialogun.

“Për më tepër, Shteti i Katarit ishte një nga vendet e para që paralajmëroi kundër rreziqeve të përshkallëzimit izraelit në rajon. Ne kemi bërë vazhdimisht thirrje që zgjidhjet diplomatike të jenë përparësi dhe kemi theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe shmangies së përshkallëzimit.

“Ne riafirmojmë se dialogu është e vetmja mënyrë për të kapërcyer krizat aktuale dhe për të siguruar sigurinë e rajonit dhe paqen e popullit të tij.

“Baza ishte evakuuar më parë, duke ndjekur masat e sigurisë dhe masat paraprake të vendosura, duke pasur parasysh tensionet në rajon. U morën të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e personelit në bazë, duke përfshirë anëtarët e Forcave të Armatosura të Katarit, forcat mike dhe të tjerë. Ne konfirmojmë se nuk pati të lënduar ose viktima njerëzore nga sulmi.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb