Vëmendja tani është e spostuar në Leskovac, aty ku Shqipëria do të përballet me Serbinë me 11 tetor, në kuadër të Kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të premte, një ditë para ndeshjes.
“Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.
A keni punuar me sulmin? Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë.
Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve.
Nuk më intereson momenti që po kalon lojtari, por ka rëndësi sa gati është ai. E thashë edhe më përpara, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Nëse në Tiranë do kishim fituar, natyrisht nuk do ishte aq e rëndësishme. Unë besoj të lojtarët e mi, do bëj zgjedhjet e mia.
Shanset për fitore? Futbolli është i paparashikueshëm, e përsërit këtë. Për këtë arsye nuk mund të vendosim baste. Unë jam një trajner, kam qenë lojtar 15-16 vite, me modesti them në nivelet më të larta. Kam bërë një Botëror si asistent dhe një Europian me Shqipërinë. Nuk kam parë kurrë një ndeshje që fitohet pa e nisur. Kjo është skuadër e fortë me vlerë të rëndësishme individuale në kampionate të rëndësishme. Ne në shtëpi kemi luajtur dhe jemi rritur shumë pas një Europiani ku bëmë eksperiencë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta, e dimë ne dhe ata, sipas meje nuk ka përqindje, por vetëm të dalësh me intensitet e luash me zemër e shpirt. Pastaj të shohim, unë kam besim të plotë te skuadra jonë.
Ndeshja më e rëndësishme në këtë moment është kjo. Nuk më intereson cilin moment po kalon lojtari, nëse është i gatshëm për të dhënë për Kombëtaren, mund të luajë. Kemi bërë rrugëtim për të arritur te kjo ndeshje, nëse do vinim me 3 pikë nuk do flisnim për një rëndësi të tillë. Dhe nëse fiton këtë dhe merr 0 pikë, je i eliminuar. Nuk është se kemi 50 lojtarë nga ku mund të zgjedhim vazhdimisht. Kemi lojtarë të cilët në 3 vite ka pasur ndryshime. Skuadra ka ndryshuar, sidomos edhe në Europian pati ndryshime. Besoj te të gjithë lojtarët e mi gjithmonë. Duhet të bëj zgjedhjet e mia në varësi jo të momentit të lojtarit, por të asaj që jep në fushë.
A i frikësohet shkarkimit nëse humbet? Kjo ka pak lidhje me futbollin, për të ardhmen time mendoj unë. E kam thënë dhe më parë që kam qenë te Arsenali, Barcelona, në kombëtaren braziliane. Jam i lumtur te Shqipëria, por ashtu si një lojtar, e ardhmja është një ditë këtu, një ditë atje. Nuk jemi të përjetshëm.
Ata janë një skuadër shumë e fortë, lojtarë individualisht luan në kampionate të forta, shënojnë, luajnë një lojë të fortë fizike, janë të mirë në një kundër një, në fazën ofensive janë lojtarë të rëndësishëm, që shënojnë, kanë agresivitet. Më kujtohet në 2018, Brazili bëri Botërorin, në ndeshjen e tretë në Rusi me Serbinë, studiuam të gjitha ekipet. Është një ekip ndryshe tani, por Kostiç është. Ky është një ekip që ka shumë kualitet, një ekip i mirë, mund të them 2-3 emra por janë 5-6-7 të tillë”- tha ai.
