Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 solli detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Emisioni solli për herë të parë përgjimet që fundosën 10 të arrestuarit nga aksioni që u bë nga SPAK, DEA dhe policia malazeze.

Përgjimet zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Kujtojmë se Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

 Pjesë nga përgjimet: 

Përgjime 22 Shtator 2022/ Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.
Agjenti Doganor: Kujt plehu?
V.Ç: Po ka prurë çuni nje maune me pleh nga jashtë.
Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?
V.Ç : E, do i bëjmë analizën
Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!
V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,
Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.
V.Ç: Ee, po ça të bëjmë ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.
Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

Përgjime 16 Gusht 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.
E.F: Si me i bo?
D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.
E. F: Kush me i bo?
D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.
E. F: A ti dha ai ashtu.
D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.
E. F: Okei, se flasim kur të vish.
D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.
E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.
D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Përgjim 27 Shtator 2022/ Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.
V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe shihe si sytë e ballit ore!!

Përgjim 28 Shtator 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se nesër, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

Përgjim 26 Tetor 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah

D. Ç: O Loc
Sabahu: Hë vlla.
D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri
Sabahu: O vlla. Ja kan q. robt shpis ata. Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?
Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.
D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

Përgjim 11 Nëntor 2022/ Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.
D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.
Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.
D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.
Z. Ç: Okei. Po nisem shpejt atëherë.
D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke
shpia. Thuaj të iki…të rrije aty.
Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Përgjim 9 Tetor 2022/ Denilson Çervanaku, komunikon në makinë me babain e tij, Viktor Çervanaku.

D. Ç: Ulu në kafe ti me atë dhe prite të vi Klajdi aty.
V. Ç: Po
D. Ç: . Ulu ti me atë në kafe, të vi Klajdi aty si është puna, kshu kshu kshu armën në kokë atij. Se të jesh ti i pari, se po bëri denoncimin ky s’na merr përsipër.
D. Ç: Po leje pra të boj denoncimin.
V. Ç: Me ushtri jom e kshu, me 10 çuna.

Përgjim 12 Tetor 2022/ Denilsoni bisedon në makinë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D. Ç: Se di fare çar’ është duke bē.
E. F: Pse çar’ ka ai!
D. Ç: Se di fare se çar është duke bē, as kënej as anej…. se eshtë tjetri në mes…zezaku
E. F: Oooo pse ai po e kontrakton ate për kët punë???
D. Ç: Nikun e kam vëlla! Diego e ka shpinë në Fark..kallash në makinë o vlla armën në brez, kallashin në makinë….po kështu janë këto punë, o vet donte kështu…
E. F: Unë thash se këto ranë dakord!
D. Ç: Të shofim çar’ do bohet.
E. F:…..Është minimumi, jo mos e do të japi vetë ai edhe më shumë.
D. Ç: Në qoftë se janë treqind kile aty, që janë 7- 8 milion euro, gjys për gjys me zezakun, unë 3.5,4

Përgjim 15 Tetor 2022/ Nikolin Gjolena komunikim me Denilson Cervanakun

N. Gj: Domethënë ti nuk bëhesh për nesër në mëngjes e…? Mundohu njëherë, po qe se nuk bëhesh.
D. Ç: Po dhe bëhem unë, po të çova mesazh vet, bëhem, po nuk të çova mesazh.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb