Te Polonia synojnë rikthimin në kombëtare të sulmuesit Robert Lewandowski. Kjo është ajo që ka lënë të kuptohet tekniku i ri i polakëve, Jan Urban, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Do të bëj gjithçka që është e mundur që Robert të rikthehet, sepse e dimë në çfarë situate ndodhet futbolli polak.
“Në këtë moment, nuk mund të përballojmë që ta kemi ekipin pa Robertin”,- tha Urban.
Kujtojmë që Urban pason Michal Probierz, me këtë të fundit që u largua pas vendimit për t’ia hequr Leëandoëski shiritin e kapitenit.
