Sali Berisha u pyet edhe për ultimatumin e Taulant Ballës për Komisionet e Posaçme të Reformës Zgjedhore dhe Territoriales, për të cilat PD ka njoftuar bojkot.

Kryetari i PD-së iu është përgjigjur afateve të vendosura nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit deklaroi sot se do e presin opozitën deri më 22 dhjetor, për të marrë pjesë në komisionin për Zgjedhoren dhe atë Territoriale, ose në të kundërtën anëtarët do të zëvendësoheshin. Berisha e cilësoi Ballën si bashkëpunëtor të ngushtë të krimit dhe ushtar të Suel Çelës në Elbasan.

“Taulant Toyota Yaris do duhej të ishte i dënuar e 30 vite burg me ato vepra penale që ka bërë, porositës vrasjesh. Paraqitet në procesverbale. Ai shkoi dhe urdhëroi me urdhër të Suel Çelës, i vunë tritol në shalën e biçikletës Kullës. Ai është regjistruar për biseda që ka bërë me Mario Çelën, në të cilin parashtrohen kushtet ku merr përsipër angazhimin e bandës që të përdorej për fushatë elektorale. Janë këto të gjitha në dokumente zyrtare. Ndaj Taulant Balla, është delinkuent.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: