Klubi i Partizanit në faqen zyrtare në rrjetet sociale shpërndau sot një eveniment të “Ultras Guerrils” ku emrin e Skënderbeut, kundërshtarin që do të ndeshjen të hënën e kishin shënuar ‘hamzai’.

Po pse ultrasit e Partizanit e quajnë Skënderbeun ‘hamza’?
Hamzai ishte nipi i heroit tonë kombëtare, Gergj Kastriot Skënderbeut. këtu e 550 vite më parë, në luftën kundër osmanllinjve pushtues (Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’i zënë vendin ungjit të vet, kur këtij i lindi djali trashëgimtar, ndaj kaloi në anën e sulltanit).
Ky postim i faqes zyrtare të klubit të Partizanit ka shkaktuar shumë ilaritet të tifozët e Skënderbeut. Ata kanë reaguar në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas ku njëri prej tyre ka shkruar: “Ti administrator po të jesh me mend nuk i poston këto budallallëqe. Hamzai i bie të jetë Partizani që dërgonte emaile në UEFA dhe letra anonime.”

Kujtojmë se në kampin korçar e akuzojnë Partizanin se ka ndikuar që UEFA të dënojë Skënderbeun me 10 vite përjashtim nga kompeticionet e saj.
(e.k/BalkanWeb)
