Një nënë e re në SHBA, ka sjellë në jetë grupin e tretë të binjakëve, duke u bërë kështu mama e gjashtë fëmijëve, në vetëm 5 vite.

Jolene Mckee, 32 vjeç dhe burri i saj Andreë, 33 vjeç, tani janë një familje tetë anëtarëshe pasi së fundmi ka lindur grupi i tretë i binjakëve, Aiden dhe Jaiden, të cilët tani janë tre muajsh.

Nëna e gjashtë fëmijëve thotë se ka qenë një bekim të kesh gjashtë fëmijë nga tre shtatzëni. Jolene dhe Andreë kanë Peyton dhe Paige 5-vjeçe, Abigail dhe Andreë 3-vjeç dhe dy djemtë tre muajsh, Aiden dhe Jaiden.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb