Dalin pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Siç shihet nga pamjet, shtetasi Gazment Buçpapaj shihet duke e qëlluar me thikë viktimën.
Plagët e marra rezultuan fatale për të riun.
Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur sulmohet nga Buçpapaj.
Në vendngjarje, sipas pamjeve, ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar si dhe një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj vrasjeje. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi konfliktin që dyshohet se çoi në përplasjen fatale.