Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.

Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se lojtarët e Ilirisë kanë dalë në nxemje ndërsa ata Skënderbeut jo. Nuk dihet nëse do të zbresin për fillimin e ndeshjes apo jo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky takim ishte karakterizuar nga tensioni edhe në Korçë. Skënderbeu e fitonte 2 me 0 atë përballje me pretendentët për ngjitjen në Superiore.

Skënderbeu kryeson i pashqetësuar renditjen e Kategorisë së Parë. Iliria me 16 pikë më pak ndodhet në vendin e pestë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb