Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas informacioneve, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se 45 vjeçari Krenar Çekiçi, i cili ishte drejtuesi I një prej mjeteve të aksidentuara ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë. 45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb