Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Belgjikë, ku një makinë ka hyrë mes turmës së njerëzve dhe për pasojë 6 persona kanë humbur jetën. Ngjarja ndodhi në Strepy-Bracquegnies, fshat në komunën e La Louviere. Mediat e huaja bëjnë me dije se 10 të tjerë janë plagosur dhe 27 të lënduar lehtë. Në vendin e aksidentit ishin të pranishëm 150-200 persona që po festonin karnavalin

Autoritetet, arrestuan dy vendas të lindur në vitet 1988 dhe 1990.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Jacques Gobert, “një makinë me shpejtësi u fut mes turmës që ishte mbledhur për të parë ‘ramassage des Gilles'”, mbledhjen e disa maskave tradicionale të karnavalit. Më pas shoferi vazhdoi rrugën, por ne e ndaluar”, shtoi kryebashkiaku. Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur arrestimi i dytë.

Ndërkohë, bashkia ka krijuar planin e saj të emergjencës. “Kemi vënë në dispozicion të familjeve sallën sportive komunale dhe është aktivizuar edhe shërbimi i ndihmës ndaj viktimave”, sqaroi Gobert. Mbreti i Belgjikës Philip dhe kryeministri Alexander De Croo mbërritën në skenën ku ndodhi tragjedia.

Po ashtu mësohet se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb