Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin. Djali i vogël u dërgua në spital për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente.

Sipas Bild, autori i sulmit ishte një shok klase. Mësohet se një debat ka shpërthyer mes të dyve në dhomën e zhveshjes së palestrës. Autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në ambientet e shkollës.

Policia e Berlinit ka identifikuar një 13-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit. Ai është aktualisht në kërkim, ndërkohë që në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë dhe njësi me qen nuhatës. Pas kësaj, rreth 20 fëmijë të shkollës janë trajtuar për gjendje shoku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb