Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sinë, në Njësinë Administrative Arras, Bashkia Dibër, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa peshkonte në lumin Drini i Zi.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po peshkonte, duke humbur jetën si pasojë e goditjes elektrike.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: