DROPULL-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm. Një burrë është gjetur në banesë nga bashkëshortja e tij i vetëvaruar me litar. Viktima është Dh.P, rreth 60 vjeç dhe sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:
Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.
Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: