Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa punonte në një varkë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës. Shtetasi filipinez me inicialet A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, e cila ndodhej në det.

Gjatë punës, 28-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb