Një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak ka qenë hemoragjia cerebrale.

Nga të dhënat paraprake mësohet  se vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar.

Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: