Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë.

Sipas Policisë së Elbasanit, i mituri u paraqit fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT-së, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetonte.

“Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është transferuar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se ai ka konsumuar fostoksinë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim”, njofton policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb