Një 51-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare, se rreth një muaj më parë ka abuzuar seksualisht me të.

Sipas njoftimit zyrtar, e reja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të afërmit, duke e akuzuar për dhunë seksuale.

Policia ka regjistruar procedimin penal dhe ka njoftuar se hetimet janë në vijim, nën drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar rrethanat dhe vërtetësinë e kallëzimit.

Ngjarja është në fazë hetimi dhe autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për identitetin e  personave të përfshirë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe ruajtjes së privatësisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb