Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Cakran, ku një 28-vjeçar është gjetur nga familjarët pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Dyshohet se i riu është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftim i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb