Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami Hasani.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb