Një 80-vjeçar gjerman, është gjetur i pajetë sot në një banesë në Fier që kishte marrë me qira. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Policia sqaron se është gjetur pa shenja jete, shtetasi gjerman me inicialet D. F., rreth 80 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: