Një mjek në Gjermani është përballur me akuza të rënda për vrasjen e 15 pacientëve, të cilët, sipas prokurorëve, u janë administruar doza vdekjeprurëse të medikamenteve të ndryshme, kryesisht për pacientët paliativë. Hetimet kanë zbuluar se ai kishte vepruar në disa shtete gjermane, dhe tani po kërkohet një ndalim profesional të përjetshëm për të dyshuarin 40-vjeçar, i cili është në arrest që nga gushti i vitit 2024.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar për shkak të ligjeve të privatësisë gjermane, ka mohuar akuzat ndaj tij, duke theksuar se nuk ka kryer krime. Në fillim, ai dyshohej për përfshirjen në katër vdekje të dyshuara vitin e kaluar, për të cilat prokurorët kanë deklaruar se ai ka tentuar t’i mbulonte duke i djegur trupat e viktimave në shtëpitë e tyre.

Megjithatë  hetimet e mëtejshme kanë zbuluar më shumë vdekje të dyshuara që datojnë që nga viti 2021. Ky numër mund të rritet  pasi ekipi hetimor po shqyrton të dhënat e pacientëve të dyshuar dhe po planifikon zhvarrime të tjera për të hetuar më thellë këtë rast tragjik.

Hetuesit janë gjithashtu në proces të vlerësimit të procedurave mjekësore që mund të kenë çuar në këto vdekje të dyshuara.

Ky rast ka shkaktuar një shqetësim të madh në mesin e komunitetit mjekësor dhe ka ngritur pyetje në lidhje me etikën dhe procedurat e sigurisë në ofrimin e kujdesit në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb