Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 10-vjeçar ka kallëzuar një 17-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët konsiderohen dëshmitarë.
I mituri pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tirana, për të bërë verifikimin e plotë të pretendimeve dhe për të dokumentuar çdo element të mundshëm që lidhet me rastin.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të miturit e përfshirë janë pjesë e komunitetit rom.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht këtë rast të rëndë.
Njoftimi i plote:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
