Një ngjarje tronditëse është shënuar në Athinë të Greqisë.
Sipas mediave të huaja një grup palestinezësh kanë ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare, teksa kjo e fundit ishte duke bërë plazh.
Raportohet se dy palestinezë kanë tentuar të përdhunojnë të renë, duke e filmuar të gjithë skenën për ta publikuar më pas në rrjete sociale.
Fatmirësisht, vajza ka reaguar duke ngritur zërin me tone të larta, e pas kësaj, palestinezët e kanë lëshuar e janë larguar me shpejtësi.
Vajza e ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa disa orë më vonë, të dy burrat të moshës 36 dhe 20 vjeç janë arrestuar nga policia.
(BalkanWeb)