Pesë të rinj, të moshës nga 17 në 21 vjeç, u arrestuan ditën e sotme me akuzën e dhunës seksuale në grup ndaj një 18-vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht në Lignano Sabbiadoro, Italii në breg të detit, ku  vajza takoi tre nga pesë djemtë, duke pranuar ftesën për të shkuar në një shtëpi me ta.

Sipas dëshmisë vajza u abuzua nga të tre dhe më pas edhe nga dy shokë të tjerë dhome, të cilët mbërritën më vonë.

Viktima raportoi në polici se ajo ishte abuzuar tashmë nga njëri prej pesë djemve vitin e kaluar, gjithashtu në Lignano. Por fakti nuk ishte raportuar.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb