Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se dhunonte e kërcënonte sistematikisht të ëmën.

Ishte pikërisht kjo e fundit që ka bërë kallëzim penal në rajonin policor të Umbertide, por më pas e ka tërhequr denoncimin.

Sipas informacioneve djali i kërkonte para të ëmës, e kur ajo nuk i jepte, ai ushtronte dhunë mbi të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb