Një grua 64-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Sover, Trentino, pasi u asfiksua nga tymi pas nj një zjarri që shpërtheu brenda apartamentit të saj. Viktima, Tiziana Marchetti, u gjet e pajetë në dyshemenë e kuzhinës nga zjarrfikësit që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Fqinjët kishin vënë re një re të dendur tymi që dilte nga banesa e gruas dhe njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve vullnetarë, përpjekjet për ta ringjallur pensionisten rezultuan të pamundura.

Në vendngjarje shkuan karabinierët e degës Cavalese, të cilët punuan për të rindërtuar dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Autoritetet lokale ndërkohë u kanë bërë thirrje banorëve të ruajnë kujdesin në përdorimin e pajisjeve shtëpiake dhe sistemet e ngrohjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: