Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamenicë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasoje e një shpërthimi. Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Lorena Kodra.
Mësohet se viktima ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër, dhe aty dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse që ndodhej aty.
Bëhet e ditur se viktima ka humbur jetën në moment, ndërsa policia po shkon drejt vendit të ngjarjes.
(BalkanWeb)
