Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 16, një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Viktima është identifikuar me inicialet K. P., i cili sipas burimeve paraprake vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb